Abissnet Superiore-Sot ndeshjet e javës së 33-të. Spikasin duelet Tirana-Partizani për titull dhe Vllaznia-Teuta për zonën Europiane

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Java e 33-të e kategorisë Abissnet Superiore vjen sot me pesë ndeshje shumë interesante, ku secila prej tyre ka të veçantën e vetë, pasi skuadrat luftojnë për realizimin e objektivave të tyre.

Natyrisht që dy prej tyre janë edhe më të spikaturat. Bëhet fjalë për derbin kryeqytetas, Tirana-Partizani, sfidë kjo shumë përcaktuese për fatet e titullit kampion. Bardheblutë janë kryesues me 59 pikë dhe të kuqtë të dytët me 57, ku fundi i kësaj ndeshje që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00, mund të përcaktojë shumë për fatin e titullit kampion.

Por, në të njëjtën kohë, me shumë interes pritet edhe dueli në mes Vllaznisë dhe Teutës. Sfida  që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 15:00 vlen për zonën Europiane. Kuqeblutë renditen në vendin e pestë me 43 pikë dhe Teuta me një pikë më pak në të gjashtin. Së bashku me Laçin që sot luan në transfertën e vështirë të Kukësit, këto tre skuadra rivalizojnë për vendin e katërt që të çon në Europë.

Në përballjet e tjera, Erzeni pret në “Niko Dovana” Bylisin në një finale mbijetese. Të dyja skuadrat që e nisën si një surprizë këtë sezon, tani kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të mbijetuar. Ndërkohë Kastrioti do të presë Egnatian, me krutanët që do të luajnë shanset e fundit për të mbijetuar, ndërsa rrogozhinasit kërkojnë të forcojnë pozitat në vendin e tretë.

Kalendari indeshjeve të javës së 33-të të Superiores

VLLAZNIA – TEUTA 15:00 “LORO BORIÇI”

ERZENI – BYLIS 15:00 “NIKO DOVANA”

KUKËSI – LAÇI 15:00 “KUKËS ARENA”

KASTRIOTI – EGNATIA 15:00 “ELBASAN Arena”

TIRANA – PARTIZANI 18:30 “AIR ALBANIA”

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -