Kategoria e Pare do te luaje sot javen e 26-te qe eshte edhe akti i fundit me Skenderbeun dhe Dinamon qe do te duelojne ne distance per titullin kampion. Ndeshjet e javes se 26-te do te luhen diten e sotme ne oren 16:00. Plot 6 sfida do te marin vemendjen ne javen e fundit por gjithe “sy e veshe” jane te skuadra qe do te dale kampione nga kjo kategori.
Skenderbeu dhe Dinamo kane siguruar ngjitjen ne Superiore per sezonin e ardhshem por ne distance do te duelojne per vendin e pare qe u jep edhe trofeun e kampiones. Korçaret kane nje pike me shume dhe sfidojne Lushnjen qe kerkon fitoren. Blute e kryeqytetit udhetojne ne transferte ku sfidojne Luzin me kete te fundit qe ndodhet ne mesin e arte ne klasifikim.
Pas Terbunit jane edhe 3 skuadra te tjera qe kane mbyllur llogarite me Kategorine e Pare pasi per sezonin e ardhshem do te militojne ne te Dyten. Oriku Turbina dhe Beslidhja do te perballen respektivisht me Terbunin e skualifikuar Tomorin dhe Korabin. Oriku-Terbuni nuk luhet me skuadren vlonjate qe merr 3 piket ne tavoline.
Sfida te tjera jane edhe Besa e Burreli qe luajne per te shmangur zonen “’Play-Out” dhe Flamurtari-Apolonia qe kane siguruar tashme nje vend ne zonen “Play-Off”.
Kalendari i ndeshjeve te javes se 26-te te kategorise se pare:
Besa–Burreli(16:00)
Flamurtari–Apolonia(16:00)
Korabi–Beslidhja(16:00)
Lushnja–Skenderbeu(16:00)
Luzi 2008 –Dinamo(16:00)
Turbina–Tomori(16:00)
Fatos Lamaj