Klubi i Futbollit Vllaznia ka nisur menjëherë punën për një pjesmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024.
Përmes një njoftimi zyrtar është prezantuar drejtori i ri sportiv për kuqeblutë, Elvis Plori.
Njoftimi zyrtar:
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024. Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambicjet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trainerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori”, thuhej në njoftimin e klubit shkodran.
Pritet me interes të shihet se kush do të jetë lëvizja e radhës për kuqeblutë që falë renditjes në vendin e katërt të Superiores, arritën të siguronin një biletë për Kupat e Europës.