Mesazhi i qendërmbrojtësit shqiptar: “Kemi përjetuar emocione unike së bashku. Vuajta, vuajtëm, por arritjet tona më dhanë buzëqeshje”
Marash Kumbulla, i vetmi i munguar i Romës në finalen e Budapestit kundër Sevillas, ka dashur të falënderojë dhe të karikojë shokët e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale në prag të aktit të fundit të Europa League.
“Nga Tirana në Budapest, së bashku kemi përjetuar emocione unike.Vuajta, vuajtëm, por arritjet tona më dhanë buzëqeshje. U gëzuam, festova me ju. Tani nuk ka mbaruar: të bashkuar dhe së bashku në Budapest. Unë do të jem me ju. Forca Roma”.
Ky është mesazhi i qendërmbrojtësit kuqezi i shoqëruar me një sërë videosh dhe fotosh që portretizojnë momentet e spikatura të sezonit verdhekuq. Kumbulla nuk do të jetë në fushë për shkak të dëmtimit dhe operacionit të gjurit, por do të jetë duke u mbështetur në Romë nga momenti i parë deri në momentin e fundit të lojës.