Pas tre ditëve konkurimi të Kampionatit Kombëtar të Boksit për moshat 15-16 vjeçare, sportdashësit shkodranë do të kenë rastin të shijojnë mbrëmjen e së dielës edhe tre ndeshje të boksit profesionist.
Dy prej tyre i përkasin boksierëve shkodranë, Arjo Kajoshi dhe Nelson Hysa. Përballë Kajoshit që në karrieren e boksit profesionist ka një CV të pasur, 6 ndeshje 6 fitore, do të jetë boksieri lituanez, Andrejs Volincuks.
Në prononcimin e sotëm dhënë për Veriu Sport, kampioni shkodran Arjon Kajoshi, shprehet optimist për fitore në këtë ndeshje, e cila nëse realizohet është e shtata fitore radhazi.
(Video) Intervisten e plotë me boksierin profesionist Arjon Kaloshi, si dhe pamje nga përgatitja në palestrën e Vllaznisë, mund ta ndiqni në kanaqin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.