Tuesday, May 7, 2024

(Video)Boks profesionist-Shkodrani Nelson Hysa përballë Willbeforce Shihepo. Të dielën, ora 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Lexo

Karriera sportive në boksin profesionist për boksierin shkodran Nelson Hysa, vazhdon këtë fundjavë me një ndeshje shumë të rëndësishme, e cila do të zhvillohet ditën e diele, ora 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Kampioni shkodran Hysa do të ketë përballë rivalin e tij Ëillbeforce Shihepo, një boksier me karrierë të pasur sportive, i cili bokson prej disa vitesh në boksin profesionist.

Sfida në fjalë mes Hysës dhe Shihepo është e inkuadruar në aktivitetin e tre ditor të boksit amator të organizuar nga ana e Federatës Shqiptare të Boksit në kuadër të Kampionatit Kombëtar të moshave 15-16 vjeçare, ku pikërisht në mbyllje të ndeshjeve të kampionatit të të rinjëve do të zhvillohen tre ndeshje profesioniste.

Përpapa sfidës së Hysës që do të jetë e fundit për peshën super të rëndë, në ring do të ballafaqohen edhe dy çifte të tjerë, ku njëri prej tyre është edhe ai i boksierit tjetër shkodran, Arjon Kajoshi.

Sipas radhës, kjo është ndeshja e nëntë në boksin profesionist për Nelson Hysën, ndërkohë që tetë të tjerat e mëparshme janë që të gjitha fitore për të, që do të thotë se nëse kalohet me sukses edhe ky duel, bilanci për Hysën shkon në 9 ndeshje-9 fitore.

(Video) Intervisten e plotë me boksierin  profesionist Nelson Hysa, si dhe pamje nga përgatitja në palestrën e Vllaznisë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img