Wednesday, May 8, 2024

(Video)Arjon Kajoshi të dielën boks profesionist në Shkodër. Pas 6 fitoreve radhazi, shkodrani pret fitoren e 7-të në “Qazim Dervishi”

Lexo

Pas tre ditëve konkurimi të Kampionatit Kombëtar të Boksit për moshat 15-16 vjeçare, sportdashësit shkodranë do të kenë rastin të shijojnë mbrëmjen e së dielës edhe tre ndeshje të boksit profesionist.

Dy prej tyre i përkasin boksierëve shkodranë, Arjo Kajoshi dhe Nelson Hysa. Përballë Kajoshit që në karrieren e boksit profesionist ka një CV të pasur, 6 ndeshje 6 fitore, do të jetë boksieri lituanez, Andrejs Volincuks.

Në prononcimin e sotëm dhënë për Veriu Sport, kampioni shkodran Arjon Kajoshi, shprehet optimist për fitore në këtë ndeshje, e cila nëse realizohet është e shtata fitore radhazi.

(Video) Intervisten e plotë me boksierin  profesionist Arjon Kaloshi, si dhe pamje nga përgatitja në palestrën e Vllaznisë, mund ta ndiqni në kanaqin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img