Egnatia nuk humb kohë dhe pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka nisur të përforcojë skuadrën për pjesmarrjen në Europë. Stivën Janku është lojtari i parë që do të veshë fanelën e Egnatias, teksa është prezantuar nga presidenti Demrozi.
Për mbojtësin Janku është interesuar edhe Shkupi, i cili ka veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare. 25-vjeçari u largua nga Bylisi në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Njoftimi zyrtar:
“Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri.
Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League”, ka shkruar Egnatia.
Kujtojmë se për Jankun interesohet edhe Shkupi, por skuadra e Edlir Tetovës ia doli të fitonte këtë “garë” dhe të siguronte shërbimet e mbrojtësit , i cili ka veshur edhe fanelën e kombëtares shqiptare. 25-vjeçari u largua nga Bylisi në fund të sezonit si lojtar i lirë.