Sunday, November 24, 2024

Goli i minutës së fundit i jep fitoren dhe kupën e Conference League, West Ham pas 24 vitesh

Lexo

West Ham mundi 2-1 Fiorentinën në finalen e Conference League në Pragë dhe ngriti kupën në qiell. Zhgënjimi i dytë për skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Italiano që pas eliminimit në finalen e Kupës së Italisë në Romë ndaj Interit, duhet t’i dorëzohet edhe ‘Hammers’ që i kthehen sukseseve në Europë pas 24 vitesh. Goli i Boëen në minutën e 89-të  dërgoi violët në ferr dhe anglezët në parajsë, me Bonaventura (67′) që kishte barazuar për momentin rezultatin pas epërsisë së Benrahma me penallti (62′).

Nga Tëente te West Ham, nga 18 gusht 2022 deri më 7 qershor 2023, nëpërmjet Riga, Basaksehir, Hearts, Braga, Sivasspor dhe Basel. Një rrugëtim 10-mujor, 17 ndeshje për të ndjekur një ëndërr e cila fatkeqësisht për violët përfundoi pak centimetra nga fundi, me një gol të Bowen në fillimin e rikuperimit që i dërgon toskanët në ferr.

Një kundërsulm i vyshkur, nga ata që lënduan shpirtin e njerëzve të Vincenzo Italianos, të cilët ishin gati për sulmet e fundit për të shmangur kohën shtesë dhe që të çekuilibruar, pësuan shakanë më të hidhur.

Ata që festojnë janë anglezët e Moyes, futbolli i të cilëve ishte çdo gjë tjetër veçse i bukur në këtë finale të Pragës, të zotë për të përfituar nga lapsuset e Fiorentinës, e cila duket se e ka dëmtuar veten fillimisht me penalltinë dhe më pas me shumë hapësirë ​​që iu la anglezëve. Dhe 24 vjet më vonë Ëest Ham sjell një trofe në shtëpi, me Fiorentinën sërish me ‘gojë thatë’ dhe shumë hidhërim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img