Pep Guardiola udhëhoqi Mançester Sitin drejt triumfit të Ligës së Kampionëve përgjatë këtij sezoni, duke fituar “Tripletën”.
Spanjolli u bë trajneri i parë në historinë e futbollit që ka arritur të fitojë dy herë “Tripletën” dhe madje me dy skuadra të ndryshme.
Për herë të parë ai e bëri me Barcelonën në sezonin 2008/09, ndërsa tjetra ishte këtë sezon me Mançester Sitin.