Akuza e rëndë nga Gjermania: Fitorja e Sitit në Champions ishte një skandal

Fitorja e Mançester Sitit në Stamboll, është konsideruar një skandal në Gjermani dhe është prestigjiozja “Bild” ajo që e quan të tillë. Në  një artikull të publikuar ditën e sotme, fitorja e Mançester Sitit ka ngjallur polemika, duke u renditur disa nga arsyet që konsiderohet e tillë.

Sipas “Bild”, Championsi u fitua nga një skuadër që nuk duhej të ishte në kompeticion, duke qenë se në sezonin 2020-2021, Siti dënohej nga UEFA me përjashtim 3 vjeçar nga Kupat e Europës. Megjithatë, KAS hodhi poshtë dënimin e UEFA-s dhe lejoi “qytetarët” që të luanin në Europë.

Aktualisht, aksionet e Sitit zotërohen nga një kompani shtetërore e Abu Dabit, të cilët kanë 78% të aksioneve. Në merkato, Siti ka qenë skuadër e shfrenuar e megjithatë nuk ka pasur dënime për ta, pavarësisht se edhe vetë Premier Liga ka deklaruar shpesh herë që ka pasur shkelje të rregullores.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu