Tuesday, November 26, 2024

Gurishta, largimi i radhës nga Vllaznia. Kapiteni njofton ndarjen me kuqeblutë përmes shumë emocioneve që e lidhin me uniformën kuqeblu!

Lexo

Mungesa e tij në seancën e pasditës së djeshme stërvitore të skuadrës kuqeblu, e para e këtij lloji për sezonin e ri futbollistik hodhi hije dyshimi që Gurishta mund të mos ishte më pjesë e Vllaznisë.

Një dyshim që në fakt ka disa ditë që opinionin sportiv qarkullon si një pistë largimi i Gurishtës nga Vllaznia, madje duke u lakuar Tirana si alernativa kryesore e destinacionit të ri.

Ndërkohë, nuk vonon dhe pasditen e sotme, është vetë kapiteni kuqeblu, tashmë në cilësinë e ish-it që deklaron zyrtarisht largimin nga Vllaznia. Dhe, këtë e bën përmes emocioneve jo të paka, të përcjella në postimin e bërë në rrjetet sociale.

“Çdo fillim e ka një fund! 15 gusht 2014-31 maj 2023. Eshte e pamundun me i permbledh gati 10 vite ne disa rreshta por mendoj se e keni pa te gjithe pasionin dhe deshiren teme ne cdo ndeshje te lujtun.

Padiskutim mirenjohes dhe falenderues gjithmone skuadres te zemres, qytetit tem dhe tifozeris te mrekullueshme shkodrane.

Largohem me koken lart, i vetdijshem dhe shume i sigurte qe per kyt fanelle dhe per kyt klub dhashe gjithçka nga vetja jeme.

Fanella e Vllaznis peshon shume, ndaj gjithe keto vite djersita me krenari dhe perkushtim per kyt fanelle dhe jo vetem djers,kur ishte e nevojshme dhe gjak.

Shiriti i kapitenit nuk eshte as titull as trofe individual por eshte pergjegjesi e madhe dhe nder, prandaj gjithe kto vite jam perpjek qe te jem nje shembull si ne fushe si jashte fushes.

Te filloj me falenderimet nuk do mbaronin shkurt por realisht i falenderoj te gjithe ato qe me kan qendru afer si ne t’mire si ne t’keq, te gjithe ato qe i kam pas afer keto vite, shoket e ekipit, trajneret, mjeket, fizioterapistet, punetoret, drejtusat, Presidentin Alban Xhaferi por padyshim falenderimi ma i madh i takon Allahut qe me dha shendet e te mira pafund.

Shkodra dhe Vllaznia meritojn shume ma shume dhe uroj me gjithe zemer te vijne dita e sukseve te medha !”, shkruan Erdenis Gurishta në postimin e tij.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img