Kategoria e Dytë-Java e Tretë Grupi A/Vllaznia B shpartallon Erzenin 5-0 dhe bashkëkryeson me Lushnjën, e cila mundi Shirokën 1-0

Java e Tretë e Grupi A të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë mban përsëri në krye Vllazninë B, e cila këtë javë realizoi fitoren e tretë radhazi duke mundur me shifrat e thella 5 me 0 Erzenin e Shijakut.

Ndeshja  e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” kishte për protagonist kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi të cilët mposhten në të gjitha drejtimet, me lojë dhe rezultat ekipin mysafir të Shijakut. Dy golat e parë kanë për autor Obele Alele, përkatësisht në minutat 29-të dhe 45+1′.

Ndërkohë, për golin e tretë ka menduar Seralb Hotaj që tund rrjetën në minutën e 57′ Hotaj, për të vijuar me Ersi Zaganjorin në të 64-tën dhe Irdi Zekajn në të 88-tën.

Fitore kjo e mban pas tre javësh kampionat, Vllaznia “B” në krye me 9 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Lushnja, e cila këtë javë mundi Shirokën me rezultatin 1 me 0. Goli për lushnjarët që vendosi fatin e takimit u shënua nga Rodrigue Onana në minutën e 42-të.

Me humbje e ka mbyllur këtë javë edhe Veleçiku i Koplikut, i cili luajti në transfertë me Naftëtarin. Goli i vetëm i koplikasve me autor Elbasanin nuk ka mjaftuar, sepse vendasit kanë shënuar dy të tjerë me autorë Peter dhe Mici. Në dy ndeshjet e tjera, Luzi i Vogël mundi Granshin 1-0 dhe Partizani B fitoi me Eagel 4-1

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe