Pas fitores 4-0 ndaj Butrintit U19 trajneri i Shkodrës U19 Denis Zmijani vlerësoi kundërshtarin dhe foli për objektivat e skuadrës duke vendosur theksin te formimi i futbollistëve të rinj.

Pavarësisht rezultatit të thellë Zmijani e cilësoi përballjen të vështirë.
Ai theksoi se Butrinti edhe pse në disavantazh zhvilloi një lojë të mirë dhe krijoi disa raste duke e vënë në provë skuadrën shkodrane.
Sa i përket synimeve për këtë sezon tekniku bëri të qartë se objektivi është ngjitja një kategori më lart.
Megjithatë ai pranoi se rruga drejt këtij qëllimi do të jetë mjaft e vështirë.
Përtej rezultateve dhe ambicies për ngjitje Zmijani veçoi misionin e akademisë nxjerrjen dhe zhvillimin e lojtarëve.
Në vlerësimin e tij trofeu më i madh është të arrish të formosh një futbollist nga akademia duke i hapur rrugën për të ecur përpara në karrierë.
Trajneri drejtoi gjithashtu një thirrje për më shumë vëmendje ndaj ekipeve të moshave.
Ai kërkoi që klubet e mëdha presidentët dhe drejtuesit të kthejnë sytë nga akademitë dhe puna që bëhet me të rinjtë në mënyrë që talentet të kenë mundësi të tregojnë vlerat e tyre edhe në nivele më të larta.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të KF Shkodra U1-19, Denis Zmijani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatos LAMAJ


