Një nga lojtarët kryesor të Tiranës, mesfushori Albano Aleksi është larguar nga Tirana dhe është shumë pranë transferimit tek një tjetër ekip i Superiores, tek Egnatia dhe pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim.
Një lajm i papritur ky pasi Aleksi kishte gjetur marrëveshjen me Tiranën për të vijuar me ta edhe për sezonin e ri. Tashmë 30-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova për të nisur përgatitjet për Kupat e Europës.
Këtë sezon fieraku numëroi plot 42 ndeshje me ekipin ku dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të formacionit të Orges Shehit.