Statusi i pak ditëve më parë nga Gurishta në rrjetet sociale për largimin e tij nga Vllaznia pas një periudhe 9 vjeçare bashkëpunimi u shoqërua me komente të shumta për një transferim të mundshëm në klubin bardheblu, gjë që në fakt nuk u prit mirë nga tifozëria shkodrane.
Por, destinacioni i ish kapitenit kuqeblu ishte për në një kampionat tjetër jashtë vendit, duke mos vonuar të nënshkruajë për tre vite me skuadrën bullgare CSKA e Sofies. Duke folur si pjesëtar zyrtar i kësaj skuadre, Gurishta shprehet i kënaqur për zgjedhjen që ka bërë.
“Jam shumë i kënaqur me ardhjen time në radhët e CSKA. Dua të arrij rezultate të mira në Bullgari dhe në skenën evropiane”, shprehet ish kapiteni kuqeblu duke synuar që me CSKA-në të shtojë edhe më shumë nivelin e tij me qëllim përfshirjen në listën e trajnerit të kombëtars, Silvinjo.