Sunday, December 22, 2024

Miqësorja e U-17 / Shqipëria, barazim 0-0 me Maqedoninë e Veriut në testin e parë

Lexo

Shqipëria U17-Maqedonia U17  0-0

Formacioni I Shqipërisë U17: Leonard Kolgecaj, Enea Elmazi, Kris Gecaj, Renato Halili, Davide Avdullari, Matia Huqi, Ergis Arifi, Matteo Dashi, Tedi Malaj, Oresti Rifa, Matias Gici.(U aktivizuan: Luis Rrapushaj, Jetmir Laze dhe Emiljano Mihana). Trajner: Ardi Behari

Shqipëria U-17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-17, të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që pas dy ditësh të dyja skuadrat do të përballen në miqësoren e dytë të programuar për t’u luajtur po në Elbasan.

Trajneri Ardi Behari në premierën e tij me Kombëtaren U-17 hodhi në fushë këtë formacion titullar:

Pjesa e parë ka qenë mjaft e luftuar me të dyja skuadrat që janë përpjekur të zhbllokojnë rezultatin, duke krijuar raste për shënim. Kombëtarja kuqezi ka provuar disa herë e sulmuesit Malaj, Gici apo edhe me Rifën të gjejë golit, por pa sukses.

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtat ritme, teksa në minutën e 56-të Maqedonia e Veriut arrin të shënojë, por sulmuesi Loki ishte në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet.

Trajneri Ardi Behari bën disa zëvendësime për të freskuar forcat në fushë duke aktivizuar fillimisht lojtarët Luis Rrapushaj, Jetmir Laze dhe Emiljano Mihana. Në minutën e 73-të Kris Gecaj i afrohet golit kur gjuan me kokë pas një goditje këndi me topin që kalon pak mbi traversë.

Dy minuta më vonë është Mihana që tenton me një gjuajtje nga e majta pa sukses. Deri në fund të dyja skuadrat vazhdojnë të kërkojnë golin, teksa deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe sfida mbyllet në barazim 0-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img