Thursday, February 22, 2024

Merkato-Lakohet të bëhet pjesë e Vllaznisë, por gjirokastriti i portës dibrane Avernold Qyrani mohon kontaktet me kuqeblutë!

Lexo

Ndersa perflitet se Vllaznia ka paguar ne arkat e Korabit per kartonin e Qyranit i cili do të rivalizonte me Kristi Qarrin per nje fanelle titullari mes shtyllave te skuadres se Migen Memellit, per vete portjerin gjirokastrit, per momentin nuk ka diçka konkrete.

Realisht, pak kush e mendoj emrin e tij por eshte perfolur shume se Vllaznia ka blere kartonin e tij nga ekipi i Korabit, por i kontaktuar nga “Veriu Sport” Avernold Qyrani tregon te verteten e ketij lajmi.

Qyrani, eshte perfolur per blerjen e kartonit tuaj nga Vllaznia, deri ku qendron e verteta?

Per momentin nuk kam asnje oferte nga klubi i Vllaznise, jan thjeshte fjale te diskutuara por qe per momentin asgje zyrtare nuk ka. Une do te ulem me drejtuesit e Korabit per te diskutuar por deri me tani nuk ka ende diçka konkrete.

Nese ndodh ky kalim qe perflitet, çfar do te thote per ju si portier?

Patjeter, qe do te thote shume per mua, ashtu si per çdo lojtare tjeter, bashke me drejtuesit do te ulemi te flasim dhe ndoshta gjerat do konkretizohen me kalimin e diteve, por per momentin jam ne pritje te ndonje levizje te mometeve te me vonshme.

Ju emocionon emri i Vllaznise, ku ku mund te beheni pjes e saj?

E vleresoj ekipin e Vllaznise pasi eshte nje ekip me tradita ne futbollin shqiptar, por une sjam kontaktuar nga asnje prej drejtuesave te Vllaznise deri me tani.

“Gardiani” 25-vjeçar Avernold Qyrani ka zhvilluar performanca pozitive me skuadren dibrane duke dhene shenjat e nje portjeri me te ardhme. Gjirokastriti eshte pjese e Korabit prej janarit te vitit 2021. Teksa ishte pjese e dibraneve edhe ne periudhen 2018-2019. Kujtojme qe me pare ka luajtur me Luftetarin, Naftetarin dhe Butrintin.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img