Ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka surprizuar me të ardhmen, teksa është prezantuar te skuadra e Al-Arabit, në elitën e futbollit të Kuvajtit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuvajtjan, nëpërmjet faqes zyrtare, teksa bëhet me dije se tekniku gjerman, ka lidhur kontratën për të drejtuar skuadrën e Al-Arabit.
Brdariç, së fundmi ishte pjesë e kampionatit indian, ku drejtoi ekipin e Çenaijin, së bashku me Matko Djarmatin.
Vlen të theksohet fakti se në edicionin e kaluar Al Arabi e mbylli kampionatin në vendin e dytë me 49 pikë në 28 ndeshje, 6 më pak se kampionët e Al Kuvaitit.