Franko Burraj dhe Bruno Rrotani, është binomi i suksesshëm i atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare. Me një punë këmbëngulëse dhe profesionale, bashkëpunimi mes tyre ka vijuar të prodhojë suksese të njëpasnjëshme.
Aktualisht, djaloshi shtatlartë që me 19 gusht mbush 25 vjeç është në kulmin e tij. Kampion i padiskutueshëm i dy garave të tij të preferuara, 200 dhe 400 me, në të cilat ka edhe autorësinë e rekordeve kombëtare, ndërkohë që së bbshku me Luiza Gegen dhe Izmir Smajljan, janë baza e kombëtares së Shqipërisë duke u konsideruar treshja e artë e atletikës shqiptare.
Suksesi i radhës për dyshen Burraj-Rrotani ishte Kampionati Europian Ekipor i Polonisë, ku atleti shkodran u rendit i pari në 400 me, ndërkohë që në 200 m përmirësoi rekordin kombëtar që mbahet po prej tij.
Pas kthimit nga Polonia, teksa flet për sukseset e atletit të tij Franko Burraj, trajneri Bruno Rrotani premton, medalje dhe rekord në garat e Ballkaniasës së Serbisë që zhvillohet në mesin e korrikut.
(Video) Intervisten e plotë me trajnerin e atletikës Bruno Rrotani mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU