Ndeshja mes Sllovakisë dhe Moldavisë e vlefshme për Ligën C do të ketë një trupë tërësisht shqiptare arbitrimi.
Takimi do të zhvillohet në Presov në stadiumin “Tatran Arena” me fillim në orën 20:45.
Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë Juxhin Xhaja ndërsa në krahët e tij do të jenë asistentët Arbër Zalla dhe Mario Shazivari.
Rolin e arbitrit të katërt do ta mbaj Andi Koçi ndërsa në sistemin VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj dhe në rolin e AVAR është caktuar Albert Doda.
UEFA ka përcaktuar gjithashtu Baris Simsek nga Turqia si vëzhgues të arbitrave ndërsa delegat i ndeshjes do të jetë Daniel Romedahl nga Danimarka.
Një tjetër angazhim ndërkombëtar për gjyqtarët shqiptarë,të cilët do të jenë përgjegjës për drejtimin e sfidës Sllovaki-Moldavi.
Fatos LAMAJ


