Bekim Rexhepi nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Portieri që luajti si titullar në sezonin e fundit dhe arriti të fitojë titullin kampion, mungonte në listën për ndeshjen e Champions, ndërsa tani ka mbërritur dhe njoftimi nga ana e klubit. Sipas të kuqve gjithçka është arritur me mirëkuptim përsa i përket ndërprerjes së bashkëpunimit.
“𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐁𝐄𝐊𝐈𝐌 𝐑𝐄𝐗𝐇𝐄𝐏𝐈
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Klubi falenderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani.”, citohet në njoftimin zyrtar që FK Partizani Albania, bëri mbrëmjen e së premtes.