Tuesday, November 26, 2024

(Video-Intervista) Analiza e Rudi Vatës për pragndeshjen, Linfield-Vllaznia. Ish kapiteni i kombëtares që ka luajtur dhe jeton në Skoci, beson në kualifikimin e kuqebluve. Shqiptarët dhe shkodranët e Britanisë së Madhe do të mbushin stadiumin e Belfastit!

Lexo

Kuqeblutë vijojnë përgatitjet për sfidën e parë e turit të parë të Konferencë Ligë, Linfield-Vllaznia, takim që luhet të enjten e ardhshme në Belfast të Irlandës së Veriut.

Një ballafaqim ky që ka marrë një vemendje të madhe në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, i cili ka fituar Kupën me skuadrën skoceze, Sëlltik, por duke qënë se edhe jeton me familjen e tij në Skoci, është një njohës i mirë i futbollit britanik.

Për Vatën, mjaft pozitive është mbështetja e tifozëve shqiptarë dhe konkretisht e atyre shkodranë që jetojnë në Britaninë e Madhe, të cilët do të mbushin stadiumin e Belfastit, ndërkohë që edhe ai vetë pritet të jetë i pranishëm në stadium për të mbështetur Vllazninë.

Sipas Vatës, luajtja e ndeshjes së parë në Belfast është pozitive për kuqeblutë, ndërkohë që beson shumë se në ndeshjen e dytë në Shkodër, Vllaznia siguron kualifikimin në turin e dytë.

Ndeshja, Linfield-Vllaznia, luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin Windsor Park, Belfast duke filluar nga ora 19:45 me orën shqiptare.

(Video) Intervisten e plotë me ish kapitenin e kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img