Herald Marku gati për një aventurë të re jashtë Shqipërisë

Mesfushori Herald Marku, një nga të larguarit e Vllaznisë në këtë sezon, ishte prej kohësh në bisedime të bashkohej me skuadrën e Dinamos, por me sa duket planet për të kanë marrë drejtim tjetër dhe pritet që së shpejti të transferohet te një ekip tjetër.

Sipas “Panorama Sport”, 27-vjeçari është gati për një aventurë të re jashtë Shqipërisë i cili pritet të firmosë me skuadrën e UTA Arad në Rumani.

UTA Arad është një klub që është mësuar të ketë shqiptarë në skuadër, pas Idriz Bathës dhe Erjon Hoxhallarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu