Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi humbjen 2-0 ndaj Bate Borisov dhe eliminimin e Partizanit në turin e parë të Champions League.
Në emisionin “Skaneri Europian” në MCN TV, Starova deklaroi se shumë lojtarë të rëndësishëm të të kuqve, ishin jashtë forme.
“Futbolli prandaj është i bukur, sepse një skuadër e dobët, fiton edhe në këtë mënyrë loje. Shumë lojtarë të rëndësishëm të Partizanit, ishin jashtë formës së tyre, nuk dhanë minimumin e tyre. Mund të përmend këtu Carën, Da Silvën apo edhe Rrapaj.
Të luash mirë, goli del. Partizani fikej në 20 ose 16 metrat e fundit. Vetëm një kombinacion mbaj mend nga Partizani. Mendoj se Partizani ishte i papërgatitur për këtë mënyrë loje. Partizani u surprizua nga mënyra e lojës. Duhet durim për lojë të tillë. Partizani kishte defekt në metrat e fundit.”, u shpreh Starova.