Besiktas-Tirana 3-1
(Shënues: Bulut 21’, Muleka 42’, Kilicsoi 93’/Kaina 83’)
Besiktas: Gunok,Rosier,Uisal,Colei,Masuaku,Ucan(Onana 63), Hadziahmetovic, Fernandes,Bulut(Kilicsoi 83),Abubakar,Muleka(Tiknaz 92) Trajner:Senol Gynesh
Tirana: Selmani,Doka(Haxhiu 58),Najdovski,Hoxhallari, Pergjoni,Jonuzi,Hila,Lushkja,Latifi(Lulaj 64),Hasani,Abazaj(Kaina 75) Trajner:Orges Shehi
Arbitra:Daniel Shlager,Sven Vascitzki,Arnos Blos,Tobias Reicel(Gjermani)
Tirana eshte mposhtur me shifrat 3-1 kunder Besiktasit. Vendasit gjeten te paret rrugen e rrjetes duke shenuar me ane te Bulut ne minuten e 21-te te takimit. Vetem 3 minuta para perfundimit te pjeses se pare te ndeshjes Muleka dyfishon rezultatin dhe e dergon Besiktasin te qete per ne dhomat e zhveshjes.
Me dy golat ne avantazh turqit perpiqen te administrojne lojen ne pjesen e dyte ndersa Tirana provon te guxoje me shume ne sulm. Abazaj humbet shansin e arte per te ndeshkuar bardhezinjte teksa ne momentin kur u gjendet i vetem perballe portierit vonon te godas dhe humbet me pas edhe kontrollin e topit. Por lojtaret e Shehit nuk i humbin shpresat pavaresisht se perballe kan një klub me tradite te madhe ne Turqi dhe ne Europe.
Nje aksion perfekt ne minuten e 83-te finalizohet me gol nga Kaina. Sulmuesi hyri nga stoli dhe ndezi shpresat e Tiranes per te dale me koken lart nga stadiumi. Por turqit nuk e pertypen lehte golin e pesuar dhe ne minuten e 93-te ndeshkon bardheblute me ane te Kilicsoi dhe i fikson shifrat perfundimtare ne 3-1.
Beshiktashi udheton javen e ardhshme ne kryeqytetin shqiptar, Tirane, duke qene me te favorizuar per te kaluar turin, por “Air Abania” pritet te kete nje Tirane tjeter ne fushen e lojes. Goli i shenuar nga Kaina ne debutim natyrisht qe perben nje faktor shume pozitiv, jo vetem ne aspektin moral, por edhe me nje mundesi te permbysjes se rezultatit nga ana e bardhebluve.
Fatos LAMAJ