Gentian Selmani i është nënshtruar një operacioni në gju pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Beshiktash.
Nëpërmjet një një postim në rrjetet sociale numri një i portës bardheblu ka qetësuar tifozët duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë. Ai falënderon gjithë miqtë e tij për mbështetjen e treguar, ndërsa në Instagramin e vet shkroi: “Faleminderit Zotit. Operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithë, ju miq për mesazhet dhe mbështetjen”.
Sa i përket datës të rikthimit në fushë mjekët ende nuk kanë dhënë një muaj të saktë pasi presin të shikojnë si do të shkojë periudha e riaftësimit.