Friday, June 21, 2024

(Video) FSHF-“Arbitrimi shqiptar është zhvilluar shumë, instruktori i FIFA-s vlerëson arbitrat: Janë të etur për t’u zhvilluar më tej!

Lexo

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një seminar dy-ditor me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” në prag të edicionit të ri futbollistik 2023-2024. Seminari me bilbilat e kampionatit shqiptar është zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa të gjithë arbitrat dhe asistentët kanë kaluar edhe testet fizike në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Qëllimi kryesor i këtij seminari të parë për këtë vit lidhej me analizën dhe përmirësimin e aspekteve të ndryshme të arbitrimit, situatave të ndryshme të lojës me raste konkrete dhe përditësimin me ndryshimet në rregulloren e arbitrimit. Kyros Vasaras, instruktor i FIFA-s, ishte i ftuar në këtë seminar të parë të organizuar nga Sektori i Arbitrimit në FSHF. Për fshf.org, ish-arbitri i njohur ndërkombëtar tregoi diskutimet me arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ në këtë seminar, që ai e konsideron si mjaft të vlefshëm.

“Quhem Kyros Vasaras dhe jam instruktor i FIFA-s. Jam këtu në emër të FIFA-s për këto seminare për arbitrat e kampionatit kryesor. Temat tona kryesore lidheshin me prezantimin e rregullores dhe disa udhëzimeve të qarta. Ne pamë gjithashtu rregulloren e re të arbitrimit të FIFA-s. Kemi pasur mundësi të diskutojmë në grup dhe individualisht, bazuar në 4 kategoritë ku VAR-i mund të ndërhyjë ose jo. Këto lidheshin me situatat gol/jo gol, zonë penalltie/jo penalltie, goditjet, të gjitha çështjet kryesore për një arbitër. Ishte një seminar shumë i vlefshëm, sepse të gjithë arbitrat kishin mundësi të bënin analiza dhe ne të dëgjonim mendimin e tyre” – thotë për fshf.org instruktori i FIFA-s, i cili vjen për herë të dytë në Shqipëri. Ai tregon për fshf.org se niveli i arbitrimit shqiptar është rritur ndjeshëm, ndërsa thekson se arbitrat shqiptarë kanë ambicie për t’u përmirësuar dhe zhvilluar më shumë.

“Kam qenë këtu vite më parë. Asokohe isha një nga anëtarët e Komitetit Ekekutiv të UEFA-s dhe nisëm të investojmë në arbitrimin shqiptar. Shoh përmirësimin e tyre, shumë përmirësim. Dhe shoh gjithashtu që kanë një strukturë shumë të mirë, sepse kanë një ambient shumë të mirë këtu, me të gjitha lehtësirat. Arbitrat janë të etur për t’u përmirësuar dhe të etur për t’u zhvilluar. Kjo më bën të lumtur” – nënvizon Kyros Vasaras.

I pyetur se sa e ka ndihmuar sistemi VAR futbollin në botë, instruktori i FIFA-s pranon se implementimi i këtij sistemi ka bërë të mundur reduktimin e gabimeve serioze të arbitravve. Ai vlerëson edhe VAR-in në Shqipëri. “Nëse një arbitër do të mbante mend sa gabime ka bërë disa vite më parë, pa VAR-it, jam i sigurt se pothuajse në 6-7 gabime, 6 prej tyre ose 90% nuk do të bëheshin nëse nuk do të kishim implementimin e VAR-it. Jam i bindur që VAR-i e ndihmon futbollin dhe largon të gjitha gabimet serioze që arbitrat nuk i shikojnë ndonjëherë për arsye të caktuara. Gjithashtu, edhe implementimi i VAR-it këtu po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe kjo i jep kredibilitet dhe integritet futbollit” – përfundon për fshf.org instruktori i FIFA-s, Kyros Vasaras.

(Video) Kyros Vasaras, instruktor i FIFA-s, flet pwr seminaret me arbitrat e kampionatit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img