Wednesday, September 3, 2025

Futboll Femra-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku merr pjesë në Konventën e FIFA-s zhvilluar në Australi

Lexo

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka marrë pjesë në Konventën e FIFA-s për Futbollin e Femrave, që po zhvillohet në Sidnej të Australisë dhe ku marrin pjesë zyrtarët më të lartë të federatave nga e gjithë bota.

Në këtë takim të rëndësishëm, që zhvillohet edhe në kuadër të finaleve të Kupës së Botës 2023, që luhet në Australi dhe Zelandën e Re, u diskutua për zhvillimin, rritjen, edukimin apo fuqizimin e futbollit të femrave, teksa në panel ishin të ftuar figura të njohura të futbollit botëror ndër vite.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se Kupa e Botës 2023 ka transformuar imazhin e futbollit të femrave dhe u bëri thirrje qeverive, federatave, transmetuesve televizivë dhe medias që të vazhdojnë të mbështesin këtë arritje dhe rrugën drejt barazisë edhe në të ardhmen.

Në fjalën e mbajtur gjatë Konventës së FIFA-s për Futbollin e Femrave në Sidnej, Presidenti i FIFA-s vlerësoi organizatorët dhe suksesin e shkëlqyer të kompeticionit. “Është thjesht Kupa e Botës më mirë dhe më e madhe ndonjëherë. Ky Botëror ka qenë transformues. Kemi pasur 2 milionë spektatorë nëpër stadiume dhe dy miliardë shikues që e kanë ndjekur nga ekrani i televizorit”.

Së bashku me Sekretarin Shulku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Përgjegjësi i Futbollit të Femrave në FSHF, Florian Riza, teksa delegacioni shqiptar ka pasur mundësi të zhvillojë edhe takime të shumta me homologë të federatave të tjera për bashkëpunime dhe projekte të mundshme në të ardhmen.

Zyrtarët e FSHF-së ishin ftuar nga FIFA për të marrë pjesë në punimet e Konventës dyditore si edhe për të ndjekur finalen e Kupës së Botës 2023, Angli – Spanjë, që luhet ditën e diel më 20 gusht 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Ditëlindja e 20-të e talentit Kevin Dodaj, dedikim prekës dhe shumë emocional i babait të tij Rrok Dodaj

“𝐃𝐞𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐣𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦 𝐊𝐞𝐯𝐢𝐧, 𝐦𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟎-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 Kevin, biri im i dashur, Sot, mbush 20 vite jete,...
- Advertisement -spot_img