Saturday, April 27, 2024

(Video) Fillon puna në Akademinë Vllaznia. Ekipet U16, U17 dhe U19, zhvillojnë seancat e para stërvitore

Lexo

Pasditen e djeshme kanë nisur stervitjet tre ekipet e Akademisë Vllaznia, pikërisht ato U16, U17 dhe U19. Futbollistët e këtyre ekipeve janë prezantuar me trajnerët Alsid Tafili, Flanres Çaku dhe Vioresin Sinani dhe nën drejtimin e tyre kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Përpara fillimit të seancave stërvitore ka qënë drejtori i Akademisë Vllaznia Alban Hasani që ka takuar skuadrat përkatëse duke i uruar suksese për sezonin e ri futbollistik 2023-2024.

Në prononcimin e dhënë për mediat, Hasani ka vlërësuar riorganizimin e Akademisë si dhe ka bërë të ditur edhe projektet e reja që bashkia Shkodër ka për infrastrukturën e futbollit të moshave në Shkodër.

Për ish futbollistin e Vllaznisë dhe të disa skuadrave të tjera, emërimi si trajner në klubin kuqeblu është  realizimi i një ëndrre që ka pasur pas largimit nga futbolli i luajtur.

Ndërkohë, për një tjetër ish futbollist të Vllaznisë si Flanres Çaku, por realisht me një përvojë më të madhe si trajner i disa skuadrave të Qarkut Shkodër, përfshirja në stafin teknik të Akademisë Vllaznia është një privilegj dhe përgjegjë për të.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e ekipeve U1-6 dhe U-17, e para për sezonin e ri futbollistik, 2023-2024)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img