Monday, November 25, 2024

BURRELI VIJON SERINË E FITOREVE… Nga Martin DEDAJ

Lexo

Kukësi-Burreli  0-1(Shënues: Xhiasti 35’)

 Formacioni i Burrelit: Çili, Kastrati, Dedgjonaj, Maurel, Fetaj, Koleci, Xhoel, Stana, Kurbneshi,; Xhiasti, Pedro.(U aktivizuan: Dani, Ruqi, Murra, Hoti, Kola, Faruku etj). Trajner: Dorjan Bubeqi)

Burreli ka fituar 0-1, ndeshjen përballë ekipit të superiores Kukësi, zhvilluar në kompleksin “Republika”, në Tiranë, pasditen e së premtes me datë,18.08.2023, në ora 15.00, duke vazhduar kështu serinë e fitoreve në ndeshjet e zhvilluara deri më tani, në këtë fazë përgatitore.

Fitorja me Kukësin është e treta në radhë, dhe vjen pas fitores së arritur përballë Korabit të kategorisë së parë, në stadiumin “Redi Maloku”, në Fushë-Krujë, me rezultatin 2-3, e pasuar nga ajo e arritur ndaj Besëlidhjes së kategorisë së dytë, në Lezhë me rezultatin 0-3.

Kjo e fundit me Kukësin e superiores 0-1 në Tiranë, merr vlera edhë më të mëdha duke vijuar bilancin pozitiv me plot 5 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Një paraqitje që dëshmon seriozitetin me të cilin stafi teknik i Burrelit me në krye trajnerin punë shumë e fjalë pak Dorjan Bubeqi, po tregojnë në përgatitjet që po bëjnë para fillimit të këtij kampionati.

Përballjen me Kukësin, Bubeqi e nisi me skemën 1-4-4-2, me këtë formacion: në portë: Çili, në mbrojtje: (nga e majta në të djathtë) Kastrati, Dedgjonaj, Maurel, Fetaj, në mesfushë: Koleci, Xhoel, Stana, Kurbneshi, në sulm; Xhiasti, Pedro. (U aktivizuan edhe: Dani, Ruqi, Murra, Hoti, Kola, Faruku etj).

Loja filloi e qetë me ndonjë rast sporadik në të dyja portat, por qetësinë do ta ta prishte Xhiasti i Burrelit teksa shënoi në 35′, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh. Përpiqen të reagojnë kuksianët por pa rezultat dhe pjesa e parë mbyllet 0-1 për matjanët.

Në pjesën e dytë tekniku Bubeqi aktivizon edhe lojtarë të tjerë, duke filluar nga porta me Danin, e vijuar me lojtarë të tjerë, kryesisht të akademisë vëndase, ku spikati 20-vjeçari Lorenco Murra, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ndërmarrë aksione të bukura e dhënë disa asise, që u shpërdoruan nga kolegët e tij të Burrelit.

Duhet thënë se pavarësisht se Burreli nuk arriti të shënojë, me zëvëndësimet e bëra, pjesa e dytë ishte më e mirë se e para për matjanët të cilët patën raste dhe krijuan epërsi përballë kuksianëve, duke dëshmuar faktin se diferencat midis ekipeve të superiores dhe atyre të kategorisë së parë është shumë e vogël, e pse jo edhe e padukshme.

Në këtë ndeshje ra në sy mos aktivizimi i Farukut, që në pjesën e parë, çfarë është edhe një sinjal i fortë se gara për një vend në formacionin e Burrelit, jo vetëm në vijën sulmuese, por në çdo repart dhe pozicion do të jetë tepër e fortë, pasi merkatoja e kësaj vere e Burrelit, ndonëse e bërë pa zhurmë mediatike, ka qenë shumë efikase, saqë stafi teknik, pse jo nuk do ta ketë dhe aq të lehtë në përzgjedhjen e formacionit bazë në çdo ndeshje, gjë e cila do të varet nga puna dhe përgatitja e çdo lojtari dhe ajo çfarë seicili prej tyre, do të japë në fushën e lojës.

Ndërkohë, që falë eksperiencës së tij, dhe paraqitjes së mirë që po bën, në radhët e Burrelit, mbrojtësi Fetaj, tashmë eshtë konsoliduar si pjesë e rëndësishme e formacionit bazë, ashtu si dhe disa lojtar të tjerë cilësor të edicionit të kaluar, si: Kastrati, Dedgjonaj, Stana, Koleci, Kurbneshi, e ndonjë tjetër. Por në asnjë moment “garda e vjetër”, nuk duhet ta flejë mendjen, përkundrazi duhet të punoj fort, pasi energjia, dhe vrulli i të rinjëve, mund ti spostojë ata drejt stolit.

Teksa kanë mbetur pak ditë nga starti i kampionatit, tashmë tekniku Bubeqi, duket se e ka skeletuar formacionin bazë të ekipit, së bashku me alternativat konkuruese. Por ajo çfarë është më e rëndësishme dhe duhet evidentuar është fakti se, kurrë më parë tek skuadra e Burrelit, nuk ka patur një garë aq të fortë dhe rivalitet për të fituar një vend në formacion bazë si këtë vit, e kjo e bën komod në punën e tij teknikun Bubeqi (sëbashku me stafin), për të ndërtuar një formacion elitar në çdo ndeshje e në vartësi të situatave që do të diktojnë kundërshtarët e radhës.

Pavarësisht se nga stafi teknik dhe vetë trajneri Bubeqi, nuk ka ndonjë prononcim zyrtar për objektivat e këtij sezoni, përveçse: “Burreli sivjet do qëndrojë larg dallgëve të rrezikut të rënies një ligë më poshtë”, me atë çfarë kemi parë deri tani tek stërvitja dhe elementët cilësor që kjo skuadër ka në përbërjen e saj, me plot bindje them se matjanët në këtë sezon do të jenë dinjitoz dhe të vështirë për çdo skuadër, sidomos në Burrel, ku prej vitesh nuk ka fituar asnjë skuadër. Madje dhe skuadrat që janë ngjitur sivjet në superiore, përballjet me Burrelin i kanë patur jo të lehta, ku Dinamo ka humbur 1-0 dhe Skendërbeu mezi mbajti një barazim.

Martin DEDAJ- Gazetar dhe komentator sportiv

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img