Pas një starti pozitiv në javën e parë të kampionatit duke mundur Kukësin në shtëpi 3-1, për javën e dytë, Vllaznia luan në transfertë me ekipin e Erzenit, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës duke nisur nga ora 16:00. Një ndeshje që në kampin kuqeblu e kanë vlerësuar seriozisht, gjë të cilën e pohon edhe trajneri Migen Memelli. Ndonëse vlerëson skuadrën shijakase, njëshi i pankinës kuqeblu pret vazhdimësinë e lojës së mirë që zhvilluan ndaj Kukësit, si dhe fitoren e radhës nga të tijtë
Në vijim, Memelli flet edhe për mungesat e kuqebluve në këtë ndeshje, ndërkohë që konfirmon se Hakaj do të jetë në fushën e lojës më herët sesa një javë më parë me Kukësin.
Ndonëse nuk është pjesë e punës së tij, tekniku Memelli foli edhe për çështjen e penalizimit të KF Vllaznia nga FIFA me shumën prej 80 mijë Euro pas ankesës së klubit Valeta FC të Maltës në lidhje me transfertën e futbollistit Eslit Sala nga Malta tek Vllaznia.
I pyetur për një mesazh jo dashamirës të tifozërisë shijakase ndaj asaj shkodrane, ndaj të cilit klubi i futbollit Erzeni është disnancuar duke afruar mikrpritje për kampin kuqeblu në këtë sfidë, trajneri Memelli shprehu besimin se asgjë e keqe nuk do të ndodhë, dhe do të luhet një ndeshje e bukur fair-play.
“Djemtë kanë bërë mirë me Kukësin, detyra jonë është të mendojmë për ndeshjen me Erzenin. Do të shikojmë gjëra se si do të qasemi në lojë, atmosfera është e mirë. Unë jam i kënaqur dhe kam besim se do të kemi vazhdimësi në lojë. Juriç nuk do të jetë nesër, do të qëndrojë jashtë deri në ndeshjen me Partizanin. Ne duhet të bëjmë mirë në këtë ndeshje dhe të marrim 3-pikëshin. Mund të kemi edhe një prurje të re në orët në vijim. Ky kampionat nuk do të ketë skuadra të lehta sepse të gjithë dinë të luajnë shumë mirë, kam një mesazh për të gjithë trajnerët e rinj, sidomos ata shqiptarë: Punoni sa më fort, mos mendoni se paraja mund të jetë gjithçka, punoni sa më fort të jetë e mundur dhe me ndershmëri sepse e ardhmja e futbollit shqiptar në training është e ndritur. Unë mendoj se do të jetë ndeshje e qetë në fushë dhe nuk do të ndodhë asgjë”,tha tekniku kuqeblu Migen Memelli gjatë konferencës për shtyp dhënë mesditen e sotme në mjesdiset e stadiumit “Loro Boriçi”.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Migen Memelli, dhënë në konferencës së shtypit të pragndeshjes, Erzeni-Vllaznia, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.