Monday, May 6, 2024

Hidhet shorti i grupeve të Champions League

Lexo

Liga e Kampioneve ka përcaktuar të enjten edhe përbërjen e fazës së grupeve, duke përvijuar beteja interesante deri në fund të vitit.  Ceremonia e hedhjes së shortit, që u mbajt në “Grimaldi Forum” të Montekarlos dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, si në RTSH 1, ashtu edhe në RTSH Sport, dhuroi disa grupe interesante, aty ku padyshim spikati grupi F, që bëri bashkë francezët e Paris SG-në, gjermanët e Borusias së Dortmundit, italianët e Milanit dhe anglezët e Njukasëllit.

Një grup tepër i barazpeshuar ky, duke patur parasysh se Njukasëlli është shndërruar në një skuadër denjë për Evropën, ndërsa 3 të tjerat janë veterane të sprovuara në Ligën e Kampioneve. Ndërkaq, në grupin A, Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtid do të sfidohen nga danezët e FC Kopenhagës dhe turqit e Gallatasarajit, kurse në grupin B do të përballen me njëra-tjetrën fituesja e Ligës së Evropës, Sevilja, me Arsenalin, PSV-në e Eindvohenit dhe Lensin.

Në grupin C, 14 herë kampionia e Evropës, Reali i Madridit, do të sfidohet nga Napoi, Braga dhe Unioni i Berlinit, në grupin D ndeshen për biletën për në 16-shes Benfika, Interi, Salzburgu dhe Real Sociedadi, kurse në grupin E, nuk ka favoritë midis Fejënordit, Atletikos së Madridit, Lacios dhe Sëlltikut. Në dy grupet e fundit, kampionia në fuqi e Evropës, Mançester Siti, ndodhet në grupin G, aty ka një sfidë relativisht të lehtë në letër përballë Lajpcigut, Crvena Zvezdës dhe Jang Bojs, kurse Barcelona do të përballet me Porton, Shahtjorin e Donjeckut dhe Antverpi.

E teksa edicioni i 69-të i veprimtarisë elitare të klubeve të kontinentit, i 32-ti qëkurse ndërroi emrin në Liga e Kampioneve e nis fazën e grupeve të martën e 19 shtatorit, për ta mbyllur të mërkurën e 13 dhjetorit 2023, ndërsa finalja e madhe luhet të shtunën e 1 qershorit 2024.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img