Partizani-Astana 1-1(Shenues: Bintsuka 24’/Tomasov 46’)
Partizani:Qirko,Hadroj,Sota,Koçijan,Atanaskoski,Gueie,Bilali(Taipi 59),Murataj(Grezda 79),Rrapaj(Preka 87),Cara(Keko 87),Bintsuka Trajner:Zoran Zekiç
Astana:Condriç,Bejsebekov,Maroçkin,Amanoviç,Vorogoski,Hovanisjan,Lonçar,Ebong,Urega,Tomasov(Tomaseviç 89),Darbo(Aimbetov 90+3) Trajner:Grigori Babajan
Arbitra:Abdulkadir Bitigen,Cejhun Sezigyzel,Mustafa Savranlar,Bahatin Simsek(Turqi) Var:Alper Ulusoj(Turqi) Avar:Koraj Gencerler(Turqi) Delegat:Luka Zorzi(Zvicer) Vezhgues:Stefan Johaneson(Suedi) Karton te verdhe:Rrapaj 5,Atanaskoski 32/Urega 90+2,Vorogoski 90+4
Partizani nuk ia del te kualifikohet ne fazen e grupeve te Conference League. Skuadra e kuqe barazoj 1-1 me Astanen ne ndeshjen e kthimit ne “Elbasan Arena”,por me rezultat te pergjithshem 2-1 pasi humbi 1-0 ne transferte e ndal ketu rrugetimin ne Europe.
Goli i Bintsuka ne minuten e 25-te ne zhvillimet e nje kendoreje ekzaltoi te pranishmit ne “Elbasan Arena”, pasi me nje tjeter gol “demat” do te shkonin ne grupe.
Mirepo sapo nisi pjesa e dyte,Astana shenoi golin e barazimit me Tomasov,me nje goditje me koke ne zonen e portierit.
Deshira ne minutat e mbetura nuk u mjaftoi te kuqve,te cilet largohen nga kompeticioni duke dhene gjithçka, por para nje ekipi me pervoje dhe sigurisht me buxhet shume me te madh si Astana nuk mund te benin me shume.
Tani vemendja e te kuqve kthehet ne Superiore, ku ndeshjen e pare do ta luaje ndaj Laçit ne shtepi mbremjen e se dieles, ne oren 19:00.
Fatos LAMAJ