Monday, November 25, 2024

Ballkani i Ilir Dajes bën histori, kualifikohet për herë të dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës

Lexo

BATE Borisov-Partizani 1-0(Shënues: Kontsevoi 30’)

Skuadra e Ballkanit, për të dytin sezon radhazi është pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses ky padiskutim për meritë edhe të trajnerit të njohur tiranas, Ilir Daja, i cili po bën histori në futbolli kosovar. Të besuarit e Ilir Dajës kanë eliminuar BATE Borisov në play off.

Ndonëse është mundur në ndeshjen e mbrëmjes së sotme 1-0 nga BATE Borisov, me një gol të shënuar nga Kontsevoy në minutën e 30-të, por falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë(rezultati i përgjithshëm 5-2) ka të drejtën për të vazhduar më tej.

Në sfidën e luajtur në Municipal Stadium Mezőkövesd(Hungari), në fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozëve, BATETE dominoi ndeshjen dhe krijoi më shumë raste për shënim, por vetëm në njërin prej tyre arriti të dërgojë topin në rrjetë. Për kampionët e Kosovës ky është edicioni i dytë që mer pjesë në fazën e grupeve. Në sezonin e kaluar, në gjashtë ndeshje të luajtura, arriti të marrë një fitore, një barazim dhe katër humbje.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img