Për çmimin e “Lojtarit Evropian të vitit” për sezonin 2022-2023, ishin përzgjedhur si kandidatë përfundimtarë dy futbollistët e Mançester Sitit, mesfushori Kevin De Brujne dhe sulmuesi Erling Ha’aland, së bashku me Lionel Mesin, i cili e udhëhoqi dimrin e shkuar përfaqësuesen e vendit të tij, Argjentinën, drejt titullit të kampiones së botës në Katar.
Fitues u shpall sulmuesi Haaland, i cili ishte vendimtar drejt triumfit të trefishtë të skuadrës angleze sezonin e shkuar. 23-vjeçari ishte i pamëshirshëm para portës, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës arriti triumfin e trefishtë: Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League.
Haaland e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në të dyja garat, duke shënuar 12 në Champions dhe 36 në Premier League. Norvegjezi mposhti konkurrencën e shokut të skuadrës, Kevin De Bruyne, dhe të Lionel Messit.
Rezultati i votimit
1 Erling Haaland (Norvegji dhe Manchester City)
2 Lionel Messi (Argjentinë dhe Paris, tani në Inter Miami)
3 Kevin De Bruyne (Belgjikë dhe Manchester City)
4 İlkay Gündoğan (Gjermani dhe Manchester City, tani në Barcelonë)
5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City)
6 Kylian Mbappé (Francë dhe Paris)
7 Luka Modriç (Kroaci dhe Real Madrid)
8 Marcelo Brozović (Kroaci dhe Inter, tani në Al Nassr)
9 Declan Rice (Angli dhe Ëest Ham, tani në Arsenal)
10 Alexis Mac Allister (Argjentinë & Brighton, tani në Liverpool)
11 Jesús Navas (Spanjë dhe Sevilla)