Laçi u mposht nga Partizani ne transferte me rezultatin minimal 1-0. Kurbinasit nuk arriten te ruajne baraspeshen teksa u thyen vetem ne fund te takimit. Pas ndeshjes, trajneri Skerdi Bejzade i cili debutoi sot ne stol, dha intervisten e tij per mediat.
Jam shume i kenaqur per lojen qe zhvilluam. Ekip shume i ri ne moshe, krahu i djathte jan 18 vjeç. Mendoj qe sot meritonim nje pike duke pare edhe rastet e humbura. Do t’i bente mire moralit. Kur e han golin ne fund, te vjen keq. Duhet te jemi te perqendruar gjithe lojen. Patem raste, por nuk i shenuam.
Edhe Partizani pati rastet e tyre dhe shenuan. Ne do te perpiqemi te bejme maksimumin. Kemi me shume mesfushore sesa sulmues. Vetem Sobovale eshte i deklaruar. Kemi bere 2 afrime te reja dhe te shohim. Me keto lojtare qe kam do provoj te ndertoj menyren e lojes. Nje sulmues eshte pak, kampionati eshte i gjate,por do te mundohem te bej diçka.
Fatos Lamaj