Friday, November 22, 2024

Volejboll-Fundjavën e ardhshme starton K. Kombëtar, trajneri Kraja konfirmon rikthimin në staf të kolegut të tij Artan Kalaja

Lexo

Menjëherë pas OK të marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rikthimin e aktiviteteve kombëtare për lojrat me dorë, Federata Shqiptare e Volejbollit nuk ka humbur kohë duke bërë gati gjithçka duhet për rikthimin në fushën e lojës. Në pronocimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë në volejboll për meshkuj, Ermal Kraja flet për gjendjen e skuadrës kuqeblu në prag të ndeshjes së parë të kampionatit, e cila do të jetë të dielen e ardhshme, ora 18.00, përballë Elbasanit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

“E kemi pritur me padurim lajmin për fillimin e kampionatit. Është një lajm shumë i mirë ky që na jepet “drita jeshile” për fillimin e kampionatit. Mund të them se gjendja e ekipit është pothuajse maksimale, është në gjendje shumë të mirë, me të gjitha aspektet, fizike, taktike, teknike. Jemi duke bërë stervitje rregullisht në mënyrë që t’i futemi këtij kampionati me një farë pretendimi, pasi mundemi edhe të pretendojmë për trofe”, thotë trajneri Ermal Kraja.

Në lidhje me ofrimet apo largimet në skuadër që për ketë në këtë sezon sportiv, Kraja është i mendimit se largimet janë pjesë e sportit, por e rëndësishme është që ky grup lojtarësh që mund ta quajmë ai i vjetri, edhe pse me moshë nuk janë të tillë, me ofrimin e lojtarëve të rinjë, janë kombinuar në mënyrën më të mirë, të cilët munden me dhanë shumë për volejbollin shkodran.

Më tej, Kraja bën të ditur zyrtarizimin e fillimit të kampionatit, duke cilësuar se ndeshjen e parë Vllaznia do ta luajë në pallatin e sportit “Qazim Devishi”, të dielen përballlë Elbasanit duke filluar nga ora 18.00. “Ekipi është krejtësisht i gatshëm për këtë ndeshje duke pasur objektiv vetëm fitoren. Por, dua të them një gjë. E rëndësishme është fillimi sa më pozitiv i kampionatit dhe ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një për të shkuar drejt suksesit.”, shtoi ai.

Ndërkohë, trajneri Kraja bën të ditur rikthimin në trajnimin e volejbollit të specialistit të mirënjohur të volejbollit, Artan Kalaja që pritet të jetë përkrah tij në drejtimin e ekipit të të rriturve. “Është arritë një marrëveshje në mes tre palëve normalisht, ndërmjet Bashkisë, professor Tanit dhe mejet për të dhënë kontributin e tij në ekipin e volejbollit të Shkodrës në mënyrë që ky sport të ketë sa më shumë rezultate pozitive. Është i vertetë afrimi i tij, por shpresojmë që të bëhet sa më shpejt zyrtare, sepse pengohet për punë proçedurash që besoj se do të kryehen shumë shpejt dhe gjithçka të marrin vendimin përfundimtar”, pohoi për Veriu Sport, trajneri i volejbollit të Vllaznisë për të rritur, Ermal Kraja.

Krahas meshkujve, fundjavën e ardhshme starton edhe Kampionati Kombëtar i Volejbollit të femra të rritura, ku Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Nora Deda pret në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, Apoloninë e Fierit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img