Saturday, November 23, 2024

Shqipëria asnjë fitore në 11 ndeshje ndaj Polonisë

Lexo

Mbrëmja e sotme mund të rezultojë historike për Kombëtaren shqiptare, e cila pret Poloninë në “Air Albania” duke nisur prej orës 20:45. Një fitore e mundshme e afron Shqipërinë me Evropianin e vitit të ardhshëm. Por, ashtu si ndaj Çekisë, edhe ndaj Polonisë, kuqezinjtë nuk janë favoritë për të fituar ndeshjen e sotme.

Kompanitë ndërkombëtare të basteve shohin favorite skuadrën polake për të fituar këtë takim. Por kësaj here koeficientët janë disi më të ekuilibruar, teksa triumfi i miqve kuotohet me 2.38. Nga ana tjetër, barazimi me 3.10, ndërsa fitorja e mundshme e kuqezinjve me 3.20.

Sipas ekspertëve të basteve, nuk pritet një ndeshje me shumë gola. Nga 11 ndeshje mes këtyre dy skuadrave, vetëm katër ka pasur 3 gola e sipër. Shqipëria ka një bilanc negativ ndaj Polonisë, duke mos fituar asnjë ndeshje, vetëm dy barazime dhe plot 9 humbje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img