Tuesday, November 26, 2024

Pas pak, ora 18:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Partizani. Java e tretë e Superiores

Lexo

Partizani kampion nmë fuiqi, është mysafir sot në Shkodër për t’u ndeshur me Vllazninë vendase. Sfida në fjalë, e vlefshme për javën e tretë të kategorisë Abissnet Superiore, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00 dhe është shumë e rëndësishme, sidomos për Vllazninë, e cila pritet të shfrytëzojë faktorin fushë.

Për t’u theksuar është se në formacionin kuqeblu rikthehen dy të dëmtuarit, Krymi dhe Juriç, të cilët për hirë të së vertetes, edhe kishin lënë pas dëmtimet, tekniku Memelli ishte në dilemë për aktivizimin e tyre nga minuta e parë.

Ndërkohë, ajo që të bie në sy, ka të bëjë që në sfidën e sotme, është Redon Dragoshi që e nis si titullar nga minuta e parë në krahun e djathtë të prapavijës, aty ku në ndeshjet e fundit është aktivizuar Smajli.

Në kampin e të kuqve, ashtu siç është paralajmëruar më herët, si rezultat i një aksidenti automobilistik të pësuar ditët e fundit, Partizanit i mungon portjeri titullar Pano Qirko, por që mes shtyllave të Partizanit do të jetë një veteran i mirënjohur, si Alban Hoxha.

Formacionet e skuadrave

VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Dragoshi, Stojanoviç, Hakaj, Mala, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Balaj, Gruda. Trajner: Migen Memelli

PARTIZANI: Hoxha, Bytyçi, Bilali, Atanaskoski, Sota, Rrapaj, Murataj, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka. Trajner: Zoran Zekiç

ARBITRA: Enea Jorgji(Elbasan),Denis Rexha(Tirane),Ridiger Çokaj(Lezhe),Erjon Bylykbashi(Elbasan) Var:Florjan Lata(Durres) Avar:Klodian Shahini(Durres) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vezhgues:Prek Pjetrushi(Lezhe)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img