Diten e sotme do te nis java e 4-te e “Abisnet Superiore”. Sipas programit te sektorit te gave ne FSHF, eshte parashikuar qe te luhet vetem nje takim, dhe ne keto kushte e gjithe vemendja do te jete ne “Egnatia Arena”, aty ku Erzeni pret Dinamon. Nje duel mjaft interesant qe do te startoj ne oren 16:00. Shijakasit kan arritur te marrin 2 barazime ne 3 javet e para, ndersa Dinamo vjen pas fitores se fundit me Kukesin.
Alfred Deliallisi do te tentoj te mar fitoren e pare per kete sezon,ndersa Luxhi Di Biaxho deshiron qe skuadra e tij te kete vazhdimesi dhe te mar nje tjeter 3 pikesh qe do ta ngjiste ne vendet e para ne tabelen e klasifikimit.
Ne vijim te javes se katert te Abissnet Superiore, e hena rezervon dy duele fantastike nga ato qe kan titullin si kryefjale. Tirana dhe Partizani duelojn ne distance,por eshte edhe Egnatia qe i eshte bashkuar kesaj valleje. Bardheblute sfidojne Kukesin ne transferte ne oren 16:00 ndersa kampionet ne fuqi presin rrogozhinasit ne shtepi ne oren 18:30.
Nje sfide teper interesante per tu pare, analizuar e shijuar ajo mes Partizanit dhe Egnatias. Te kuqte kan sfiden e pare reale ndaj nje rivali per titull ndersa Egnatia do te mas forcat e saj me kampionen ne fuqi. Megjithate mbetet ende faza e pare e kampionatit dhe ka ende nje rruge te gjate perpara ku situatat ndryshojn nga java ne jave.
Te marten do te luhen edhe 2 ndeshjet e fundit me Laçin dhe Teuten qe presin ne shtepi Vllaznine dhe Skenderbeun ne te njejtin orar 15:00.
Fatos LAMAJ