Monday, January 19, 2026

FSHF-Kombëtarja U-15 nis seleksionimet

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas Kombëtares U-19 këtë javë ka qenë radha e Kombëtares U-15 që të nisë seleksionimet për lojtarët e talentuar të vitlindjes 2007 që aktivizohen në skuadrat shqiptare. I gjithë ky proces është drejtuar nga Sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF me seleksionimin që është zhvilluar në Qendrën Sportive të ekipeve kombëtare Kamëz, ku lojtarët e përzgjedhur kanë kryer testime nga më të ndryshmet, teknike dhe fizike.

Sipas informacionit të marrë nga zyra e shtypit pranë FSHF-së, seanca është drejtuar dhe ndjekur me kujdes nga specialistët e ekipeve kombëtare si edhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave Armando Cungu, Ervin Bulku, Armand Dama. Pas testimeve është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli, ku janë aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Pavarësisht problematikave që ka imponuar pandemia Covid-19, puna për evidentimin dhe përzgjedhjen e lojtarëve të perspektivës ka vijuar me të njëjtin intensitet duke vëzhguar vazhdimisht futbollistë në të gjithë Shqipërinë. Trajnerët e ekipeve kuqezi të moshave dhe specialistët e sektorit të ekipeve kombëtare janë në kontakte të vazhdueshme me klubet, që kanë një peshë të madhe në punën e përditshme me futbollistët e rinj dhe kanë rol vendimtar për formimin e tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img