Tuesday, November 26, 2024

Formula 1, Fershtapen fiton Çmimin e Madh të Japonisë, si dhe i jep titullin e 6-të botëror ekipit për prodhim makinash

Lexo

Gjithçka ishte e lehtë për Maks Fershtapen në Suzuka. Me një garë perfekte dhe i pashqetësuar nga asnjë pilot tjetër, ai jo vetëm fiton Çmimin e Madh të Japonisë por edhe i dhuron titullin e gjashtë botëror për prodhues makinash, ekipit të tij.

“Ishte një fundjavë e jashtëzakonshme, makina ime po shkonte mirë, por më e rëndësishme ishte arritja e titullit botëror për prodhues makinash. Unë jam krenar për të gjithë njerëzit që punojnë në ekipin tonë” – tha piloti holandez.

Ndërsa drejtori i Red Bull-it, Kristian Horner nënvizon meritat e Hondës. “Garë fantastike por mbi të gjitha viti fantastik, më i miri ndonjëherë. Punë e shkëlqyer nga ekipi në garë dhe siguria që na jep Honda. Për Maks, mund të them vetëm se ai është në një nivel më të lartë se të tjeret”, tha austriaku.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img