Partizani-Vllaznia 0-3 (Shënues: Doçi 9’, 27’, Berisha 73’)
Vllaznia: Corder, Curraj, Maliqi, Ramadani, Doçi, Franja, Berisha, Gjini, Gjergji, Bashka, Barbosa(U aktivizuan: Vuksani, Shala, Coparini, Borci, Coka). Trajner: Nikolin Leka
Vllaznia e nis me fitore kampionatin e sezonit të ri 2023-2024. Kjo nuk është ndonjë risi, futbollistet kuqeblu sezonin e kaluar e mbyllën kampionatin pa asnjë humbje me një bilanc fantastik në të gjithë komponentët, dhe me sa duket sërishmi do të vijojnë në këtë rrugë edhe për sezonin e ri futbollistik.
Kampionet në fuqi, të cilat mbajnë dhjetë tituj kampion në shpinë, në javën e parë të kampionatit luajtën në transfertë, duke qënë mysafire në kryqytet përballë Partizanit vendas.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” u mbyll me rezultatin 0 me 3 në favor të ekipit shkodran. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, shënoi shumë shpejt me Megi Doçin, që në minutën e 9-të, dhe po kjo futbolliste tund për herë të dytë rrjetën e Partizanit në minutën e 27-të duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e Vllaznisë me rezultatin, 0 me 2.
Partizani bën përpjekje në pjesën e dytë për të gjetur golin e parë, por portjerja e amerikane Aubrei Elizabeth Corder që ka firmosur për Vllazninë vetëm dy ditë më parë mban të paprekur rrjetën kuqeblu.
Përkundrazi, për të garantuar fitoren e pastër të Vllaznisë mendon Arbenita Curraj, e cila duke shënuar në minutën e 73-të mbyll gjithçka duke vulosur rezultatin përfundimtar, 0 me 3 në favor të Vllaznisë.