Për Vllazninë U-19, dy javët e para të Kampionatit të Superligës së Moshave kanë qënë në mënyrën më të mirë të mundshme. Skuadra e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij Malvin Macerovi ka regjistruar dy fitore radhazi duke shënuar 12 gola, 5 në transferten e Ballshit ndaj Bylisit vendas dhe 7 sot ndaj Akademisë Internacional të Tiranës.
Sfida e javës së dytë e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka folur tërësisht për ekipin kuqeblu. Shtatë golat e shëuar në portën mike mbajën firmën e Kevin Dodajt me tre gola, Klajti Halili dy, si dhe Gerald Kubazi dhe Ersi Zaganjori nga një. Pas ndeshjes, zëvendëstrajneri Malvin Macerovi shprehet i kënaqur për fitoren dhe lojën që prodhoi skuadra shkodrane.
Më shumë se sa rezultati, zëvendëstrajnerin Macerovi e gëzon elementi cilësor që ka në dispozicion, i cili jep garanci për ekipin e parë.
Me këtë fitore kuqeblutë mbajnë vendin e parë të tabelës së klasifikimit të Superligës së Moshave U-19 me 6 pikë të plota duke deklaruar hapur se ky është sezoni i tyre ,e objektiv fitimin e titullit kampion.
(Video) Zv.Trajneri i Vllaznisë U19, Malvin Macerovi, flet pas fitores me Internacional të Tiranës, 7-0