Erzeni ka mposhtur Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 8-të në Kategorinë Superiore. Pas kësaj sfide, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV:
“Ka qenë një javë e gjatë për t’i ndarë stërvitjet në kohën e duhur. Kontigjentin e kemi të cunguar. Por jam munduar më shumë nga ana psikologjike të ngre moralin e ekipit pasi kualiteti është. Duhet të rrisim përqendrimin dhe përgjegjësine individuale.
Këto fitore e sollën ndryshimet taktike? Kacbufi? Kacbufi ka cilësi të jashtëzakonshme në mënyrën sesi e ndërton lojën nga poshtë. U mundova të luaj me topa të mesëm, duke e patur Teutën me 3-5-2, duhet të luaja me Zekën dhe Kahrimanovicin. Por e gjithë skuadra ishte në nivelin e duhur. Nuk kemi bërë asgjë, duhet të ulim kokën dhe të punojmë.”