Saturday, July 27, 2024

Deliallisi: “Jam munduar të ngre moralin e ekipit, duhet të rrisim përqendrimin dhe përgjegjësine individuale”

Lexo

Erzeni ka mposhtur Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 8-të në Kategorinë Superiore. Pas kësaj sfide, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV:

“Ka qenë një javë e gjatë për t’i ndarë stërvitjet në kohën e duhur. Kontigjentin e kemi të cunguar. Por jam munduar më shumë nga ana psikologjike të ngre moralin e ekipit pasi kualiteti është. Duhet të rrisim përqendrimin dhe përgjegjësine individuale.

Këto fitore e sollën ndryshimet taktike? Kacbufi? Kacbufi ka cilësi të jashtëzakonshme në mënyrën sesi e ndërton lojën nga poshtë. U mundova të luaj me topa të mesëm, duke e patur Teutën me 3-5-2, duhet të luaja me Zekën dhe Kahrimanovicin. Por e gjithë skuadra ishte në nivelin e duhur. Nuk kemi bërë asgjë, duhet të ulim kokën dhe të punojmë.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img