Valbona-Tërbuni 3-2
(Shënues: Progni 13’, 70’, Kovaçi 81/Mohamed 60’, Hoxhaj 84’)
Valbona: Birja, Lushaku, Mashi, Faruku, Zeqiraj, Joti, Ymeri, Kovaçi, Da Silva, Mziu, Progni.(U aktivizujan: Daija, Levendi, Asllani). Trajner: Alfred Alamani
Tërbuni: Shkoza, Hoxhaj, Temja, Bizi, Bushaj, Xhakaj, Laçeja, Xhahysa, , Filipi, Gjini, Kaçubela.(U aktivizuan: Pali, Qerpiku, Vecaj, Mohamed). Trajner: Altin Xhahysa
Gjyqtar: Xh. Bacaj, O. Loci(Fushë Krujë) E. Cena(Tiranë)
Delegat: Ridvan Kulli(Lezhë)-Vëzhgues: Prek Pjetrushi(Lezhë)
Kategoria e dytë e futbollit shqiptar ka luajtur ndeshjet e javës së tretë. Kryendeshja e kësaj jave ishte ajo e luajtur në stadium “Valobona” të Tropojës, ku skuadra vendase priti Tërbunin e Pukës.
Dy skuadra këto rivale kryesore për kualifikimin në kategorinë e parë, të cilat kanë zhvilluar një ndeshje të fortë dhe plot rivalitet deri në mbylljen e saj. Tropojanët e mbështetur nga tifozëria e tyre kalojnë të parët në avantazh, që në minutën e 13-të me anë të kapitenit të tyre, Gerhat Progni, ish futbollist i njohur i disa skuadrave, brenda dhe jashtë Shqipërisë që tashmë ka vendosur të kontribuojë për qytetin e vendlindjes.
Me avantazhin 1 me 0 për Valbonën mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që të dytën pukjanët e Tërbunit të drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa këmbëngulin derisa gjejnë golin e barazimit në minutën e 60-të me autor Mohamed. Loja merr ritëm të lartë dhe është përsëri Progni që pas dhjetë minutash shënon golin e dytë për Valbonën, ndërkohë që të 8-1-tën është Kovaçi që e çon në 3-1 avantazhin e tropojanëve.
Në vijim, futbollistët pukjanë këmbëngulin fort dhe arrijnë të shënojnë me anë të Hoxhës në minutën e 84-t duke rihapur ndeshjen. Minutat e fundit, Tërbuni hidhet i tëri në sulm për të gjetur golin e barazimit, por krahas të tjerave ka pretendime për gjykimin e ndeshjes, dhe për këtë gjyqtari kryesor Bacaj largon nga stoli me karton të kuq trajnerin Xhahysa.
Megjithë këmbënguljen dhe rastet e pukjanëve, Tërbuni nuk arrin të barazojnë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Valbonës me rezultatin 3 me 2. Fitore kjo që i mban tropojanët në vendin e parë të grupit A me 9 pikë, ndërkohë që Tërbuni mbetet në vendin e gjashtë me me 4 pikë.
Në ndeshjet e tjera të grupit A, Veleçiku ka fituar në transfertë me Albanët me rezultatin 1 me 2, ku autorë i të dy golave për koplikasit është Shekaj, ndërkohë që ndeshja Naftëtari-Murlani e luajtur në stadiumin e Kuçovës është mbyllur me fitoren e vendasve 2-1, por me shumë polemika për arbitrimin nga ana e Murlanit, përfshirë edhe një reagim për gabim teknik të aktivizimit të një futbollisti të Naftëtarit, i cili ka luajtur me numra të ndryshëm në uniformën e ndeshjes, për të cilën drejtuesit e Murlanit kërkojnë tre pikët në tavolinë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Valbona-Tërbuni. 3-2, java e tretë Kategoria e Dytë, grupi A.
Gani PEMAJ