Emocionet e Nora Dedes, pas fitores së parë në debutim si trajnere e Vllaznisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sot ka startuar Kampionati Kombëtar i Volejbollit për femra të rritura. Në javën e parë, Vllaznia priti në fushën e saj Apoloninë e Fierit, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 3 me 0 në favor të skuadrës kuqeblu.

Për trajneren Nora Deda, një emër shumë i njohur në vite i volejbollit shkodran dhe i kombëtares kuqezi, që në këtë start të kampionatit kishte edhe debutimin e saj si trajnere e Vllaznisë, fitorja në fjalë duket se është përjetuar jo pak emocinalisht.

Kënaqësinë e arritjes së kësaj fitoreje, Nora, ka preferuar ta ndajë me miqtë e saj përmes një postimi emocional në rrjetin social FB.

“Një fillim i mbarë…Ndeshja e parë me fitore. Rezultati i matshëm me çdo rrahje të zemres sime… Vllaznia-Apollonia 3-0. Siç duket, një klimë pozitive po ndërtohet… Nuk është çështje fati, është punë, sakrifice dhe shumë përkushtim.Vllaznia e Shkodrës është djepi që përkund me dinjitet talente, vlera dhe rezultate, si një zonjë e nderuar… Shkodra është oksigjen për gjithë Shqipërinë… Një fillim i Ri po vjen… Është Lëvizja për Ndryshim që po ngjall shpresat Shqipëtarëve… Suksese të gjithë së bashku!!!”, shkruan trajnerja e Vllaznisë, Nora Deda, në postimin e saj në rjetin social FB.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img