Wednesday, November 27, 2024

(Video) Kryebashkiaku Beci, ndjek kombëtaren me bashkëqytetarët shkodranë. Shqipëri-Çeki, në ekranin gjigand vendosur në shesh nga Bashkia Shkodër

Lexo

Emocionet e ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë në sfidën kundër kombëtares së Çekisë për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, nuk kanë qënë vetëm në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar, aty ku tifozëria e ka ndjekur live ndeshjen, por edhe në gjithë shqiptarinë, brenda dhe jashtë vendit.

Pjesë e këtyre emocioneve ka qënë padyshim edhe Shkodra, ku krahas mjediseve të tjera private, Bashkia Shkodër kishte vendosur një monitor gjigand në sheshin përpara institucionit duke ftuar tifozët ta shijonin ndeshjen së bashku.

Pjesë e kësaj mbrëmje emocionuese e cila dhuroi katër gola, tre të vlerësuar dhe një i anuluar nga sistemi VAR, ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili preferoi ta ndiqte këtë ndeshje së bashku me bashkëqytetarët e tij shkodranë, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Bashkisë, Rudi Beka, më herët një ish futbollist i Vllaznisë, si dhe miq të tij nga fusha të ndryshme.

Organizime të tilla nuk janë të parat për Bashkinë Shkodër, sepse edhe më heret, i është dhënë mundësi komunitetit sportdashës shkodranë të përcjellin live edhe ndeshje të tjera të rëndësishme të kombëtares së Shqipërisë, por edhe ndeshje të ekipive të Vllaznisë.

(Video nga Elton Shllaku) Kryebashkiaku Benet Beci dhe nënkryetari Rudi Beka, ndjekin ndeshjen e kombëtares, Shqipëri-Çeki me bashkëqytetarët shkodranë në sheshin para Bashkisë Shkodër

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img